AKTUALITET /

Publikohet skandali seksual, anëtari i KLP i çon denoncueses foto të organit gjenital nga zyra

Nga çështja që supozohej të merrte në shqyrtim, anëtari i KLP e ka kthyer bisedën me denoncuesen në tekste erotike brenda orarit të punës teksa ndodhej në zyrën e institucionit.

Shkruar nga Versus
Publikohet skandali seksual, anëtari i KLP i çon denoncueses foto
Oliger Eminaj dhe pjesë nga mesazhet

Ashtu siç u paralajmërua më herët, sot emisioni investigativ “Stop” ka publikuar një skandal të rëndë të ndodhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Bëhet fjalë për historinë e një qytetareje nga Tirana me inicialet R.M e cila pretendon se ka hasur padrejtësi të rënda nga sistemi i drejtësisë. Ngjarja nis dy vite më parë kur ajo dhunohet nga ish-partneri dhe për pasojë humbet edhe fëmijën.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, qytetarja nuk e denoncoi menjëherë dhunuesin. Por ky i fundit për t’i paraprirë një hetimi ndaj tij, bën kallëzim në prokurorinë e Tiranës duke e akuzuar qytetaren R.M për përndjekje.

Asokohe çështja u mor në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto. Denoncuesja deklaron, se nuk është vënë në dijeni për këtë procedim për rreth 9 muaj dhe e mësoi vetëm, kur u thirr në gjyq, ku prokurorja kërkonte dënimin e saj. Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo pretendon, se situata agravoi, pasi prokurorja Zoto u ndje e ofenduar nga një përmendje, që R.M i bëri emrit të babait të saj.

Sipas qytetares, kjo solli reagim të ashpër nga prokurorja, e cila e kërcënoi denoncuesen me burg, duke i hapur më pas edhe një procedim tjetër penal. Në këto kushte, R.M nisi të ankohej pranë institucioneve të reja të drejtësisë, por nuk mori përgjigje.

Në këtë fazë, ajo thotë, se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp.

Sipas materialeve, të siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes R.M dhe Olger Eminajt kanë marrë natyrë thellësisht erotike.

Anëtari i KLP-së Eminaj i ka dërguar foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit, ku ushtron detyrën.

Publikohet skandali seksual, anëtari i KLP i çon denoncueses foto

Pjesë nga biseda mes tyre:

“-E kush ka bërë gjumë tamam.

-Në fund çfarë bëre? S’më tregove..

-Do të vërtetën?

-Fjete me mendje të ngritur?

-Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!”. Në mesazhe të tjera i kërkon të blejë viagra dhe lodra seksi. Versus.al

Poll