AKTUALITET /

Qeveria miraton përdorimin e 220 milionë lekëve në Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Shkruar nga Versus

Qeveria miraton përdorimin e 220 milionë lekëve në

Këshilli i Ministrave miratoi sot përdorimin e fondeve të rindërtimit për tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Durrës dhe Shijak.

Bëhet fjalë për 220 milionë lekë të reja të akorduara nga Qeveria, ku mbi 169 mijë do të jenë për Bashkinë Durrës dhe mbi 53 milionë lekë për Bashkinë e Shijakut.

Vendimi i Qeverisë për fondet e rindërtimit:

“Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 169 850 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës.

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit  të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 e që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Efekti financiar në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, dhe i transferohet Bashkisë Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar”./Versus.al

Qeveria miraton përdorimin e 220 milionë lekëve në

Qeveria miraton përdorimin e 220 milionë lekëve në

Poll