AKTUALITET /

Shkaqet kryesore për të cilat gjobiten shoferët në rrugët e Shqipërisë

Sipas statistikave zyrtare nga 1.285 aksidente rrugore të ndodhura në vitin 2023, 1.110 ose 86,4% kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa 175 ose 13,6 % si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.

Shkruar nga Versus

Shkaqet kryesore për të cilat gjobiten shoferët në

Aksidentet rrugore rriten nga viti në vit në Shqipëri.

Sipas statistikave zyrtare nga 1.285 aksidente rrugore të ndodhura në vitin 2023, 1.110 ose 86,4% kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa 175 ose 13,6 % si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.

Ndërsa këmbësorët duket se janë më të ndërgjegjësuar nga një vit të tjetrin, dhe kjo reflektohet me numrin në rënie të aksidenteve të shkaktuar prej tyre në 3 vitet e fundit, shoferët vijojnë të shkelin rregullat e për pasojë aksidentet po rriten.

Raporti i INSTAT që ka marrë në analizë 3 vitet e fundit të aksidenteve rrugore ka nxjerrë në pah se masat administrative janë rritur me 18 %, krahasuar me vitin 2022.

Ajo çfarë bie në sy është se tejkalimi i normave të shpejtësisë është shkelja më e përsëritur nga shoferët, që është edhe shkaku kryesor i aksidenteve.

Gjobat për “Mosrespektimi i normave të shpejtësisë” zënë 24,8 % të totalit të masave të vendosur për vitin 2023.

Veç shpejtësisë, shoferët nuk respektojnë sinjalizimet rrugore, një tjetër shkak që çon në aksidente rrugore. 12,1% e gjobave kanë pikërisht arsyetimin e  “Mosrespektimit të sinjalizimeve rrugore”.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: