AKTUALITET /

Shpërthen makina në bypassin e Murrizit, shpëtojnë të rinjtë (FOTO)

Djegia e makinës ka krijuar trafik të gjatë për shkak se automjetet e tjera kishin frikë të kalonin pranë mjetit të djegur, pasi mund të shpërthente.

Shkruar nga Versus

Shpërthen makina në bypassin e Murrizit, shpëtojnë të

Një automjet u shkrumbua nga flakët pasdreken e 1 janarit në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, të cilët ishin nisur në drejtim të Qarkut Dibër.

Fatmirësisht nuk ka patur pasoja tek të rinjtë përfshirja e mjetit nga flakët, ndërsa makina është shkrumbuar totalisht.

Djegia e makinës ka krijuar trafik të gjatë për shkak se automjetet e tjera kishin frikë të kalonin pranë mjetit të djegur, pasi mund të shpërthente.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes është nisur policia dhe grupi hetimor, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike nga mbinxehja e motorit.

Tags:

aksident

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: