
Përgjatë paradites së sotme, rreth orës 11:30 do të ketë një shpërthim të kontrolluar në segmentin rrugor rreth 1 km nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës.
Njoftimin e ka bërë ARRSH duke informuar se ky shpërthim është i domosdoshëm për të hapur trasenë e rrugës. Shpërthimi do të bëhet nëpërmjet sasive të vogla të eksplozivit pa bllokuar trafikun.
“Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e ARRSH për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor. Versus.al

