AKTUALITET /

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i tatimeve! Gjendet një automjet i djegur, dyshohet i autorëve

Sapo Enea Buzukja ndezi makinën, shpërtheu sasia e tritolit që ishte vendosur në motorin pranë makinës së tij.

Shkruar nga Versus
Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i
Enea Buzukja, i plagosur

Shkodër- Një shpërthim me tritol ka tronditur paraditen e sotme lagjen “Arra e Madhe”.

Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në një motor që ndodhej pranë automjetit të parkuar të punonjësit të tatimeve, Enea Buzukja i cili mban detyrën e specialistit të monitorimit në terren.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur nga shpërthimi dhe është transportuar në spitalin rajonal ku ka marrë mjekime për plagën në dorë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit icily ende nuk është identifikuar. Deri më tani është gjetur një makinë e djegur në fshatin Dragoç e cila dyshohet të ketë qenë e autorëve. Versus.al

Poll