
Temperaturat e larta do të vijojnë të përfshijnë vendin, ndërsa sinoptikanët parashikojnë një tjetër rritje të vlerave termike deri në 42 gradë celsius gjatë ditëve në vijim.
Sot temperaturat arritën deri në 42 gradë Celsius në disa qytete të vendit, ndërsa nesër termometri mund të shënojë deri në 39 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, mund të ketë vetëm ulje të shkurtra me 1 deri në 3 gradë, por masat e nxehta ajrore do të vijojnë të depërtojnë drejt Europës, duke mbajtur të larta temperaturat në një pjesë të madhe të kontinentit.
Meteorologët bëjnë me dije se vala e të nxehtit nuk pritet të jetë kalimtare, pasi edhe 10-ditëshi i parë i periudhës në vijim pritet të karakterizohet nga temperatura mbi mesataret normale sezonale.
Për shkak të të nxehtit ekstrem, qytetarëve u rekomandohet të shmangin daljet në orët e pikut të temperaturave, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit dhe fëmijët./Versus.al

