AKTUALITET /

Sot zgjidhet kryepeshkopi i ri i Shqipërisë/ Çfarë la me porosi Janullatos për kishën përpara se të ndërronte jetë

Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në Katedralen Ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar.

Shkruar nga Versus
Sot zgjidhet kryepeshkopi i ri i Shqipërisë/ Çfarë la me
Mitropoliti i Korçës, Joani

Sinodi i Shenjtë i Kishës do të mblidhet pas Liturgjisë Hyjnore, që po mbahet aktualisht, ku besimtarët do të luten që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin të votojnë njeriun e duhur. Pasi sinodi të zgjedhë, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale ku siç mësohet do të japë edhe një mesazh publik. Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri, bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë. Ndërkohë më datë 29 mars do të mbahet një ceremoni e madhe e fronëzimit. 

Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në Katedralen Ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar.

5 nga 7 anëtarët e Sinodit të Shenjtë janë shqiptarë. Në Mitropolinë e Korçës, Hirësia e tij Joani; në Mitropolinë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e tij Asti; në Mitropolinë e Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij Nikolla; në Mitropolinë e Elbasanit, Hirësia e tij Andoni dhe episkopi i Krujës, Hirësia e tij Anastasi.


Anëtarët e tjerë të Sinodit janë mitropolitët e Amantias dhe Gjirokastrës, Nathanaili dhe Dhimitri, që janë shtetas grekë, por që nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

7 anëtarët e Sinodit do të votojnë të dielën për njërin prej mitropolitëve shqiptarë, ku emri më i përfolur është ai i kryepriftit më të vjetër, Hirësi Joanit të Korçës, i cili menjëherë pas vdekjes së ish kryepeshkopit Anastas u zgjodh përkohësisht në krye të Kishës.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar në Athinë. Ai udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada dhe ringriti kishën e shkatërruar nga ateizmi.

Poll