AKTUALITET /

SPAK çon për gjykim deputetin e PD, kreu aksident në gjendje të dehur

Shkruar nga Versus

SPAK çon për gjykim deputetin e PD, kreu aksident në gjendje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen hetimore për deputetin e PD, Qani Xhafa.

Ligjvënësi në mars të vitit 2023 në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, u përfshi në një aksident rrugor në bulevardin “Qemal Stafa” të Elbasanit.

“Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Pas verifikimit, u provua se Xhafa ishte në gjendje të dehur. Ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt. Versus.al

Poll