AKTUALITET /

SPAK dha ‘OK’ , kush janë familjarët e parë që vizituan Ilir Metën tek 313-ta

Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.

Shkruar nga Versus

SPAK dha ‘OK’ , kush janë familjarët e parë që

Pasi SPAK dha ‘Ok’, kreu i Partisë së Lirisë është vizituar sot për herë të parë nga familjarët në ambientet e paraburgimit 313.

Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.

Që nga arrestimi i tij Meta është vizituar në burg vetëm nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Ndërsa në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, Meta është vizituar nga djali, Besar Meta.

Javën e kaluar GJKKO la në burg kreun e Partisë së Lirisë për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Masa e sigurisë iu dha Metës gjatë seancës maratonë ku ai pati dhe përplasje me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun gjykata vendosi detyrim paraqitje. GJKKO ndryshoi masën e sigurisë vetëm për ish-drejtorin e AKEP, Pirro Xhixho, i cili nga arrest shtëpie u la na detyrim paraqitje./Versus.al

 

Poll