AKTUALITET /

SPAK sërish aksion ndaj call centerave, goditet një ‘bazë’. Shoqërohet punonjësi i AMP-së, në terren dhe francezët

Shkruar nga Versus

SPAK sërish aksion ndaj call centerave, goditet një

Një aksion policor është zhvilluar në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë, në kuadër të një operacioni të gjerë për goditjen e aktiviteteve të paligjshme të call center-ave.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze, duke treguar një koordinim ndërkombëtar në luftën kundër këtij fenomeni. Sipas burimeve për versus.al, Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka ndaluar nje efektiv Policie me kerkesë të SPAK, në lidhje me operacionin që po zhvillohet për goditjen e një grupi Call Center, në bashkëpunim me autoritetet franceze.  Ka dyshime që të përfshirë janë edhe disa të tjerë, pjesë e uniformave blu që janë pjesë e këtij rrjeti Call Center.

Nuk përjashtohet mundësia që numri i të shoqëruarve apo të ndaluarve të rritet në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe rrjetit të përfshirë në këtë skemë.

 

Poll