AKTUALITET /

"S'të japim alkool", 47-vjeçari dhunon barbarisht çiftin e të moshuarve në biznesin e tyre në Fier

Një çift të moshuarish janë dhunuar barbarisht nga një 47-vjeçar.

Shkruar nga Versus

"S'të japim alkool", 47-vjeçari dhunon barbarisht

Një çift të moshuarish janë dhunuar barbarisht nga një 47-vjeçar. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, person me precedentë penalë për krime ndaj personit.

Ngjarja në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit moshuarve. Referuar njoftimit të policisë, autori Namik Rustemi e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, shtetasen A. Rustemi, 77 vjeçe.Shkak dyshohet se çifti i të moshuarve, pronarë të dyqanin kanë refuzuar që t’i japin alkool autorit.

Si pasojë e dhunës, i msohuari ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet i intubuar në spitalin rajonal Fier, në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, njoftohet se pasi ka marrë mjekimin, është larguar drejt banesës së saj./Versus.al

Poll