Korçë- Një tjetër aksident me këmbësorët është shënuar, këtë herë në fshatin Vreshtas të Maliqit ku një mjet tip ‘Mitsubishi’ i drejtuar nga 22 vjeçari ka përplasur një të mitur 8 vjeçare
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20. Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat të riun J.G i cili dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka kryer aksidentin.
E mitura është dërguar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Më herët në Korçë një tjetër këmbësore 49 vjeçare u përplas nga automjeti tip “Benz” dhe u transportua në spitalin rajonal ku po merr ndihmën mjekësore. Versus.al








