AKTUALITET /

Tragjedi në Shkodër, 16 vjeçarja humb jetën pas arrestit kardiak

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Shkodër, 16 vjeçarja humb jetën pas arrestit

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e djeshme. Një vajzë e mitur 16 vjeçare ka humbur jetën në spital si pasojë e një arresti kardiak.

Paraprakisht dyshohet për arrest kardiorespirator, por grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës të të miturës.

Mjekët më herët kanë ngritur alarmin se tanimë sulmet kardiake po prekin edhe të rinjtë. Versus.al

Poll