
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra aksidentalisht nga tarraca e katit të 5-të të një ndërtese, në rrugën ‘Jordan Misja’.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shtetasi K. Th, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital duke mos iu mbijetuar plagëve të marra.
‘Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën "Jordan Misja", aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.’- njofton policia./ Versus.al








