AKTUALITET /

U arrestua me bujë për ryshfet, lirohet nga burgu ish-shefi i Rrugores! Ekspertiza: Theu legenin, u rrëzua në qeli

Zeka pretendoi se ishte rrëzuar në qelinë e paraburgimit dhe se kishte dëmtuar legenin. Ekspertiza i konfirmoi pretendimet e tij dhe GJKKO e liroi nga burgu.

Shkruar nga Versus

U arrestua me bujë për ryshfet, lirohet nga burgu ish-shefi i

Roven Zeka, ish-shefi i komisariatit rrugor të Tiranës është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme. Ky lloj vendimi erdhi pasi ekspertiza mjekësore përcaktoi gjendjen shëndetësore të Zekës mbi kërkesën e bërë nga ky i fundit për t’u liruar nga qelia për shkak se kishte dëmtuar legenin pasi ishte rrëzuar në qeli.

Zeka po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion lidhur me procedurat e kryera për gruan e një biznesmeni i cili gjithashtu po hetohej nga SPAK për një çështje tjetër penale. Dyshohet se Zeka në bashkëpunim me oficerin Edison Tabaku dhe shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novaku do të merrnin 2 mijë euro ryshfet për të mos arrestuar gruan e biznesmenit Erges Vrioni, e cila kreu aksidentin në Tiranë.

Arrestimi i tyre ishte i bujshëm për shkak se fillimisht u raportua se kishin tentuar t’u iknin me vrap agjentëve të BKH, por më pas Zeka u shfaq së bashku me Novakun duke shkuar në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare. Versus.al

Poll