AKTUALITET /

“U përgjua pa miratimin e prokurorisë”, avokatja e Belerit: Nuk u arrestua duke blerë vota

Avokatja e Fredi Belerit pretendon se klienti i saj nuk është kapur në kushte flagrance.

Shkruar nga Versus
“U përgjua pa miratimin e prokurorisë”, avokatja e
Fredi Beleri në seancë gjyqësore

Si pretendim kryesor kundër arrestimit të Belerit më 12 maj në Himarë, avokatja e tij Klodiana Gjyzari, ka përmendur faktin se përgjimet ndaj klientit të saj janë realizuar pa pasur miratim nga prokuroria e Vlorës.

Më tej, avokatja tha se Beleri kundërshton pretendimin se është arrestuar nga kushtet e flagrancës duke dhënë para për blerjen e 8 votave siç pretendon SPAK-u.

 “Para se të bëhej informacioni për regjistimin e veprës penale rezulton që forcat operacionale kanë arritur në Himarë për të bërë përgjimin para se Prokuroria të bënte autorizimin. Pra puna ka nisur përpara se ka marrë miratimin e prokurorit. Nuk na është dhënë koha e nevojshme për të bërë mbrojtjen. Unë nuk mund të lejoj që mbrojtja e të pandehurit të bëhet me avokat kryesisht, pasi ju e kishit vendosur për ta vijuar gjykimin. Zoti Beleri kundërshton faktin se është arrestuar në kushtet e flagrancës”- mësohet të jetë shprehur Gjyzeli.

Të njëjtën kërkesë pafajësie ka pasur edhe avokati i Pandeli Kokaveshit, bashkëpunëtorit të Belerit i cili u dënua me 1.6 vite burg për të njëjtën vepër penale.

“Shkaqet tona të ankimit kanë të bëjnë me mënyrën si janë realizuar përgjimet. Gjithçka ka nisur në bazë të një autorizimi për të bërë përgjimin. Sipas analizimit tonë me detaje rezulton që përgjimi ka nisur një ditë para se të dilte autorizimi. Po ashtu kërkesa është bërë në drekë dhe më pas është hedhur në drekë, mesa duket se ka parë të arsyeshme ta hedhë brënda oratit zyrtar, por në orën 23:45. Po ashtu ne kërkojmë pavlefshmëri të përgjimeve pasi nuk janë në përputhje me ligjin. Nuk është e qartë se me çfarë pajisje është realizuar përgjimi dhe më pas nuk ka një procesverbal se si është hedhur në CD-në e prokurorisë. Nuk jemi dakort as me transkriptin e përgjimit. Provat në disa raste janë falsifikuar, në raste të tjera janë marrë në kundërshtim me ligjin. Në përfundim ne kërkojmë prishjen e vendimit të Shkallës së Parë për Pandeli Kokaveshin dhe shpalljen e tij si të pafajshëm”- ka thënë Herakli Koçi.

Beleri ka pretentuar në seancë se arrestimi i tij është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe se ndaj tij nuk ka asnjë provë të faktuar. Versus.al

Poll