
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme sot po zhvillohet seanca për ankimin e SPAK-ut ndaj vendimit që GJKKO mori ndaj ish-deputetit të PS Alqi Bllako dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka sa i takon inceneratorit të Elbasanit
Me vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë Koka u dënua me 5 vite e 8 muaj heqje lirie ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Elbasanit duke i hequr akuzën e shpërdorimit të detyrës. Koka u shpall fajtor për korrupsion. Tashmë SPAK kërkon edhe një tjetër dënim për Kokën nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
E njëjta akuzë kërkohet t’i shtohet edhe ish-deputetit Alqi Bllako i cili në vendimin e dhënë nga GJKKO në shtator të vitit të kaluar, përfitoi lehtësim të dënimit deri në 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit, ndërsa për atë të Elbasanit u shpall i pafajshëm. Tashmë Prokuroria e Posaçme kërkon që Bllakos t’i shtohet edhe një dënim prej 4 vitesh burg duke shtuar akuzën e shpërdorimit të detyrës për të cilën ai u shpall i pafajshëm vitin e kaluar. Versus.al







