AKTUALITET /

"Vëllezërit Hysa" fshiheshin pas çdo tenderi në “Sulova Ndërtim”, dërgohen për gjykim dy bizesmenët e Tiranës (EMRAT)

Shkruar nga Versus

"Vëllezërit Hysa" fshiheshin pas çdo tenderi në

Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka dëguar për gjykim dosjen hetimore ndaj Elton Mustës dhe Agron Hysës si dhe dy shoqërive “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa” nan akuzën e veprës penale “falsifikim dokumentesh”.

Sipas hetimeve, Elton Musta në 27 qershor të vitit 2014 ka regjistruar si kompani më vete “Sulova Ndërtim Prodhim” duke e krijuar formalisht për pjesëmarrje në tendera ndërkohë që vetë rezultontë të ishte i punësuar në shoqërinë “Vëllezërit Hysaj”.

Kjo kompani nuk ishte gjë tjetër veçse “krijesë” e kompanisë “Vëllezërit Hysa”, e krijuar për qëllime të pjesëmarrjes në procedura prokurimi të tenderave e regjistruar jo në emrin e vëllezërve Hysaj por në emër të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”.

Të dy të akuzuarit Musta dhe Hysa dyshohet se kanë konsumuar falsifikim dokumentesh në bashkëpunim me njëri tjetrin duke paraqitur të dhëna të rreme lidhur me pjesëmarrësit dhe përfituesit e vërtetë të kësaj procedure prokurimi.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit E.M., A.H. dhe shoqëritë “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa” për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.207, datë 26.09.2019 për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 248,  258, 186 dhe 259 i K.Penal, rezultoi se shtetasi E.M. ka krijuar formalisht në datën 27/06/2014, shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim” teksa vijonte të ishte i punësuar tek shoqëria “Vëllezërit Hysaj” shpk.

Hetimi provoi se shoqëria “Sulova Ndërtim” nuk ishte gjë tjetër veçse një krijesë e shoqërisë “Vëllezërit Hysa” e cila përdorej nga kjo e fundit për qëllime të pjesëmarrjes në procedura prokurimi jo në emrin e saj por në emër të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”.

Shtetasit E.M. dhe A.H. dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, pasi ata kanë paraqitur në procedurën e prokurimit të dhëna të rreme në lidhje me pjesëmarrësit dhe përfituesit e vërtetë të kësaj procedure prokurimi. Hetimi tregoi se paraqitja e shoqërisë “Sulova” apo edhe “IRCOP” dega Shqipëri, në procedura prokurimi është thjesht një veprim formal pasi në të vërtetë pas tyre fshihej shoqëria “Vëllezërit Hysa”.

Po ashtu edhe personat juridik “Sulova Ndërtim Prodhim”, me NUIS L43027201P dhe “Vëllezërit Hysa” shpk, kanë konsumuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 186 dhe 25 të Kodit Penal. Lidhur me këta të hetuar me vendimin e datës 08.11.2022 Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve dhe vazhdimin e hetimeve në një procedim penal më vete. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: