AKTUALITET /

VIDEO/ Aksident në Kardhiq-Delvinë, përplasen “kokë më kokë” 2 automjete, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Aksidenti rrugor ndodhi pranë tunelit të Skërficës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por raportohet vetëm për dëme materiale

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Aksident në Kardhiq-Delvinë, përplasen “kokë

Një aksident rrugor ndodhi sot pasdite  në rrugën Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Poll