Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar më 23 tetor nën akuzën e kryerjes së tre veprave penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kryemadhi është shoqëruar nga e bija e cila shihet teksa hyn në ambientet e GJKKO e buqëqeshur para gazetarëve. Ndërkohë, nesër mbahet seanca në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet kërkesa e bërë nga Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre për heqjen e masave të sigurisë.
Në daljet e saj publike, Kryemadhi e ka cilësuar aksionin për arrestimin e Metës dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj saj dhe bashkëpunëtorëve të saj si urdhër politik të dhënë nga kryeministri Edi Rama. Versus.al








