Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet sot seanca në lidhje me ankimimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Deputetja e Partisë së Lirisë është paraqitur sërish në GJKKO me një dosje në dorë, ku pret të marrë vendimin në lidhje me ankimimin që ajo ka bërë për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar më 23 tetor nën akuzën e kryerjes së tre veprave penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ditën e djeshme deputetja e Partisë së Lirisë ishte së bashku me të bijën e saj ku shpreh se kishte ardhur për të marrë dosjen.
Në daljet e saj publike, Kryemadhi e ka cilësuar aksionin për arrestimin e Metës dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj saj dhe bashkëpunëtorëve të saj si urdhër politik të dhënë nga kryeministri Edi Rama.Versus.al
Vieë this post on Instagram








