AKTUALITET /

VIDEO/ Frikë në ajër për 200 pasagjerë shqiptarë, fluturimi i Wizz Air devijohet drejt Torino për shkak të motit të keq

Rreth 200 pasagjerë shqiptarë përjetuan momente frike gjatë një fluturimi të Wizz Air nga Tirana drejt Gjenova, i cili u detyrua të devijohej në Torino për shkak të motit të keq, ndërsa më pas u përballën me mungesë informacioni për vijimin e udhëtimit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Frikë në ajër për 200 pasagjerë shqiptarë,

Një incident i shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike është regjistruar këtë të mërkurë, ku rreth 200 pasagjerë shqiptarë kanë përjetuar momente tensioni dhe ankthi gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Gjenova.

Avioni i linjës Wizz Air nuk ka mundur të ulet në aeroportin e destinacionit për shkak të motit të keq.

VIDEO/ Frikë në ajër për 200 pasagjerë shqiptarë,

Pavarësisht dy përpjekjeve të pilotëve për të realizuar uljen, kushtet atmosferike e kanë bërë të pamundur të mbërrijë në destinacion.

Në këto rrethana, fluturimi është detyruar të devijohet drejt Torino, ku avioni ka arritur të ulet rreth orës 13:00.

Por vështirësitë për pasagjerët nuk kanë përfunduar me kaq.

Sipas burimeve për Euronews Albania, udhëtarët janë përballur me mungesë informacioni dhe neglizhencë në aeroportin e Torinos.

Edhe pse u është premtuar transport me autobus drejt Gjenova, deri më tani ata nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

Në pamje të publikuara, pasagjerët shihen të grumbulluar në grupe, duke kërkuar sqarime dhe një zgjidhje për të vijuar udhëtimin drejt destinacionit të tyre përfundimtar./Versus.al

 

Poll