AKTUALITET /

VIDEO/ Gomonia me të cilën lundronin pësoi defekt, shpëtohen 9 familjarët nga Tirana

Në gomonen që pësoi defekt ndodhej edhe një fëmijë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Gomonia me të cilën lundronin pësoi defekt, shpëtohen
Momenti i shpëtimit të personave në gomone

Borsh- Nëntë pushues nga Tirana janë shpëtuar pasditen e sotme pasi gomonia me të cilën lundronin, kishte pësuar defekt.

Falë ndërhyrjes së njësisë speciale të kufirit “Delta”, u bë i mundur shpëtimi i drejtuesit të gomones dhe 8 familjarët e tij të cilët kishin dalë për guidë turistike në këtë zonë. Të gjithë u transportuan në portin e Sarandës në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port. Versus.al

Poll