AKTUALITET /

VIDEO/ Mosbindja civile, opozita nis protestën, bllokohet qarkullimi në 6 akset kryesore të vendit

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Mosbindja civile, opozita nis protestën, bllokohet qarkullimi

Opozita ka nisur protestën e saj të mosbindjes civile.

Sapo ka shkuar ora 17:00 përfaqësues të opozitës kanë nisur bllokimin e akseve kryesore të vendit.

Kështu, është bllokuar zona tek Kthesa e Kamzës e deri tek ish-dogana, nyja në Milot, mbikalimi në Shkozet, rrethrrotullimi në Bradashesh dhe në Levan.

Kanë qenë deputetët e opozitës ata të cilët me makinat e tyre kanë bllokuar rrugët kryesore.

Protesta e kësaj të hëne është në vazhdën e tubimeve që Partia Demokratike ka zhvilluar prej burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe gjatë së cilave është bërë thirrje për qeveri teknike.

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al