
Pas afro katër orësh qëndrimi përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë përmbyllur fjalimet dhe janë nisur në marshim drejt Sheshit “Skënderbej”.
Gjatë gjithë tubimit, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve dhe pankartave, duke kërkuar mbrojtjen e territorit shqiptar nga, sipas tyre, vendimmarrje të dëmshme të qeverisë.
Një nga kërkesat kryesore të protestuesve ka qenë dorëheqja e kabinetit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama. Ata kanë akuzuar qeverinë për politika që, sipas tyre, cenojnë interesat kombëtare dhe pasuritë publike të vendit.
Marshimi drejt Sheshit “Skënderbej” u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët bënë thirrje për vijimin paqësor të protestës.

