Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savonës, Itali iu kishte caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' për veprat penale "Grabitja me armë" dhe "Rrëmbimi i paligjshëm".
Dy vëllezërit njëri prej tyre me dy mbiemra, Bashkim Hoxha (Kothere) dhe Oltion Hoxha të dy banues në Tiranë janë arrestuar në zonën e Kinostudios dhe në zonën e Freskut.
Për të dy vëllezërit vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë.
Pamje nga arrestimi i dy vëllezërve Hoxha
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë
Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Brothers".
Të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, dy vëllezër.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Brothers".
Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit Bashkim Hoxha (Kothere), 35 vjeç, dhe Oltion Hoxha, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grabitja me armë" dhe "Rrëmbimi i paligjshëm" parashikuar nga Kodi Penal italian.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali./Versus.al