
Një makinë ka përfunduar në ujërat e Kanalit të Butrintit ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në Kanalin e Butrintit në afërsi të fshatit Vrinë.
Mjeti tip ‘Fiat’ drejtohej nga një shtetas i huaj, i identifikuar si Patryk Sajnog. Ai rezulton pa leje drejtimi dhe ka qenë edhe i dehur, ndërsa është prangosur nga policia.
Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime. Versus.al
Videon mund ta shihni duke klikuar:Këtu.








