AKTUALITET /

Vidhte targa dhe ua shiste personave me precedentë për të kryer krime, arrestohet 36 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus
Vidhte targa dhe ua shiste personave me precedentë për të kryer
Targat e sekuestruara

Durrës- Një 36 vjeçar i identifikuar si Egzon Qafleshi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vidhte targat e automjeteve për t’ua shitur më pas personave me precedentë penalë të cilët do t’i përdornin për të kryer krime.

36 vjeçari nga Kosova rezulton autor i vjedhjeve në disa raste. Ndërsa policia sekuestroi dy palë targa të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe mjetet e përdorura prej tij për t’i vjedhur. Qafleshi u kap në lagjen e plazhit në Durrës teksa qarkullonte me mjetin tip “Ford” me targa të vjedhura në lagjen nr.5.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Versus.al

Poll