AKTUALITET /

Vlorë, një peshkaqen del në breg në Lungomare

Dyshohet se helikat e mjeteve detare e kanë prerë në disa pjesë, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe duke bërë që kafsha të humbasë orientimin në det

Shkruar nga Versus

Vlorë, një peshkaqen del në breg në Lungomare

Një peshkaqen i gjallë është shfaqur në bregdetin e Vlora, në zonën e njohur të Lungomare, duke shkaktuar habi dhe shqetësim te qytetarët që ndodheshin pranë shëtitores.

Sipas dëshmitarëve, peshkaqeni kishte dëmtime të shumta në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga mjete lundruese që qarkullojnë në zonë. Dyshohet se helikat e mjeteve detare e kanë prerë në disa pjesë, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe duke bërë që kafsha të humbasë orientimin në det.

I lënduar rëndë, peshkaqeni ka dalë deri në vijën bregdetare, në një moment kur zona ishte e mbushur me qytetarë dhe pushues.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për të verifikuar rrethanat e incidentit dhe gjendjen e kafshës detare.Versus.al

Poll