AKTUALITET /

Vrasja e të resë në Tiranë, pamja e mbërritjes së çiftit palestinez në Rinas! 45 vjeçari e mbështolli me çarçaf dhe u largua drejt Greqisë

Dyshohet se vrasja ka ndodhur që më 22 shkurt, pasi në atë datë 45 vjeçari palestinez u largua drejt Greqisë, ndërsa kishte marrë me vete mjetet e identifikimit të gruas së tij të pajetë.

Shkruar nga Versus
Vrasja e të resë në Tiranë, pamja e mbërritjes së
Momenti kur çifti palestinez mbërrin në Rinas, 19 shkurt

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku një palestineze 24 vjeçare u gjet e vrarë brenda një apartamenti.

Autori i krimit u mësua më pas se ishte vetë bashkëshorti i saj, palestinezi Fadi Alwan.  Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur Alwan dhe viktima Ryyan Alwan mbërritën në Rinas nga Gjermania më datë 19 shkurt.

Palestinezi rezulton të jetë larguar në drejtim të Greqisë më datë 22 shkurt, duke ngritur dyshimet se krimi ka ndodhur 6 ditë më parë. Sipas grupit hetimor, 49 vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij 25 vite më të re, më pas e ka vrarë me thikë dhe e ka mbuluar me çarçaf.

Menjëherë pas ngjarjes, ka marrë gjithë mjetet e identifikimit dhe telefonin e të resë duke u larguar në drejtim të Greqisë. Nuk dihet ende arsyeja përse çifti palestinez udhëtuan drejt Shqipërisë dhe përse ndodhi ngjarja e rëndë. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: