AKTUALITET /

Yuri Kim merr detyrën e re në DASH, emërohet këshilltare e lartë

Lajmi vjen pasi Kim u hoq nga roli i saj si Zëvendës Ndihmëse Sekretare kryesore e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Shkruar nga Versus

Yuri Kim merr detyrën e re në DASH, emërohet këshilltare e

Yuri Kim, ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, është emëruar së fundmi si këshilltare e lartë për Efiçencës dhe Llogaridhënien në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Lajmi vjen pasi Kim u hoq nga roli i saj si Zëvendës Ndihmëse Sekretare kryesore e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Disa ditë pasi profili i saj u fshi në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, Kim mësohet se prej 1 marsit ka marrë detyrën e re dhe biografia e saj është përditësuar, tashmë me një profil të ri në DASH.

“Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike”, shkruhet në jetëshkrimin e ri të saj.

Yuri Kim merr detyrën e re në DASH, emërohet këshilltare e

Po ashtu, përshkruhet se më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore e Byrosë nga viti 2023 deri në 2025.

“Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe e vazhduar nën udhëheqjen e Presidentit Biden”.

Përtej shumë publikimeve nga opozita shqiptare se Kim ishte shkarkuar prej muajsh me ardhjen e administratës Trump, shpesh duke e lidhur edhe me shpalljen non grata të Berishës gjithë çështjeve, Albanian Post raportoi më 13 shkurt se Kim as ishte tërhequr e as ishte shkarkuar nga DASH-i.

 

Poll