Një parking pallati në rrugën 'Gjik Kuqali' është përfshirë nga flakët. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Sipas njoftimit të policisë në përfundim të hetimeve do të ketë një informacion më të detajuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin. Versus.al







