AKTUALITET /

Zona e Vilës së Zogut, së shpejti kompleks pallatesh! ‘Rajfi Group’ merr 16 mijë metra katrorë me firmën e Adelajda Rokës

Parcela ku do bëhet ndërtimi ndodhet rreth 800 metra larg rrugës kryesore të bregdetit.

Shkruar nga Versus

Zona e Vilës së Zogut, së shpejti kompleks pallatesh!

Një tjetër zonë e njohur për gjelbërimin e saj do të ‘zaptohet’ nga kullat së shpejti. Bëhet fjalë për zonën e kodrës panoramike ku ndodhet Vila e Zogut në Durrës ku do të ndërtohet një kompleks pallatesh.

Pavarësisht se deri më tani zona kishte ruajtur karakterin e saj natyror dhe shërbente edhe si atraksion turistik, kompania “Rajfi Group” me administrator Ramadan Gugashin e ka zgjedhur për të nisur ndërtimin e kompleksit rezidencial me pallate 1-7 kate mbi tokë dhe 1-3 kate nën tokë. Parcela ku do të bëhet ndërtimi ka një sipërfaqe prej 15.977 metrash katrorë dhe ndodhet rreth 800 metra larg rrugës kryesore të bregdetit.

Zona e Vilës së Zogut, së shpejti kompleks pallatesh! Zona e Vilës së Zogut, së shpejti kompleks pallatesh!   Zona e Vilës së Zogut, së shpejti kompleks pallatesh!   Zona e Vilës së Zogut, së shpejti kompleks pallatesh!   Zona e Vilës së Zogut, së shpejti kompleks pallatesh!  

Leja e zhvillimit për këtë kompleks është miratuar në fund të janarit 2026 dhe mban firmën e Adelajda Rokës, drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Prania e pishave dhe gjelbërimit që i kanë rezistuar urbanizimit të tre dekadave të fundit rrezikon të zëvendësohet me ndërtesa betoni. Versus.al

Poll