Një prej banorëve të “Big Brother Vip”, Aldo ka thyer këtë pasdite një prej kutive të emergjencës në shtëpi.
“Në radhë të parë ju kërkoj ndjesë nëse mund të duket si diçka egoiste, por kam disa ditë që kam nevojë të shoh vajzën time. Për këtë arsye… ju kërkoj ndjesë sinqerisht. Besoj se nëse vjen nesër, nuk e di se kur vjen, do kem një çmallje”, tha Aldo pasi theu kutinë e emergjencës.
Ai humbi mundësinë për të fituar çmimine madh prej 100 mijë euro dhe pse mund të jetë pjesë e garës. Kjo sacrifice e tij vjen pasi kërkon të takojë vajzën e tij në një nga mbrëmjet e “Prime”.
Po ashtu krahas letrës në kuti ndodhej edhe një zarf, në të cilin Aldos i kërkohej një emër nga banorët e shtëpisë që ta dërgonte në nominim të përhershëm.
“Nuk e mendoj dy herë, por do çoj në nominim të përhershëm Gertën”, tha Aldo duke bërë zgjedhjen e tij
Pas këtij vendimi ka patur një përplasje mes tyre, me Gertën e cila pretendon se ishte një vendim i marrë për arsye personale. Megjithatë, gazetarja është shprehur se nuk ndihet e trembur, por e zhgënyer.
Nga ana tjetër, Aldo ka renditur disa arsye se pse ka marrë këtë vendim.
Pjesë nga diskutimi:
Gerta: Tregove veten tënde o Aldo.
Aldo: Pse trembesh kaq shumë. Duhet të vish të më thuash faleminderit!
Gerta: Unë nuk trembem, e ke keqkuptuar
Aldo: Të dëgjova atje duke thënë ‘pse e bëri kaq të madhe ai?’. Ti duhet të më thuash faleminderit.
Gerta: Unë nuk kam frikë nomiminin, por mora një zhgënjim personal nga ti. Ke qenë i vetmi person që kam veçuar dhe kam thënë se ti meriton të rrish në këtë shtëpi. Kërkova nga ti ta forcosh figurën tende në shtëpi.
Aldo: Gerta e dashur je kapur për një karrigeje dh e ke çuar një vajzë në atak paniku (Livian) dhe si ke thënë akoma më fal. Nëse dikush do të më çonte mua në atë gjendje…







