POLITIKË /

Masa e SPAK ndaj Berishës, Argita Malltezi: Është politike, nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave

Malltezi argumentoi se sipas saj SPAK, po e mban Berishën si të burgosur politik dhe se nuk ka asnjë justifikim për heqjen e masës aktuale të sigurisë dhe zëvendësimin e saj me një masë tjetër.

Shkruar nga Versus

Masa e SPAK ndaj Berishës, Argita Malltezi: Është politike, nuk

Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha dhe bashkëshorte e Jamarbër Malltezit, të cilët mbahen në arrest shtëpie për çështjen “Partizani” doli sot në një konferencë për mediat ku pretendoi se po shkelet ligji dhe se masat në fuqi janë të paarsyeshme.

Ajo solli në vëmendje faktin se për arrestin e vendosur ndaj Berishës, duhej që më së pari SPAK të merrte leje nga Kuvendi ashtu siç u veprua me rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“E fundit është fakti që si e ka zbatuar SPAK dhe GJKKO ligjin në rastin e caktimit të masave të para kundër Sali Berishës se këto kemi ankuar sot në Gjykatë Kushtetuese.

Ne i kemi thënë dhe i qëndrojmë pretendimit se për ndalimin e daljes nga Kuvendit dhe detyrimin e paraqitjes, SPAK duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi njësoj si në rastin e Saimir Tahirit për të njëjtat kufizime të lirisë.

Në parantezë, kjo në bazë të nenit 73 të Kushtetutës, por edhe në bazë të dokumenteve të Këshillit të Europës, që thonë në mënyrë eksplicite, liria e lëvizjes ndryshon nga liria personale në intensitet, pra kufizimi i lëvizjes konsiderohet kufizim i lirisë personale.

SPAK dhe GJKKO thanë se nuk është kufizim i lirisë. Dakord, ka një ligj që tregon se si do të ekzekutohen vendimet penale dhe kur apelimi e ndalon ekzekutimin e një vendimi që ka të bëjë me masën. Dhe ai ligj thotë se në rastin e arrestit, apelimi nuk e ndalon ekzekutimin.

Pra, një masë arresti ekzekutohet menjëherë. Por masat e tjera që nuk përbëjnë kufizim lirie, ekzekutohen atëherë kur vendimi është bërë i formës së prerë. Pra, masat e SPAK për Berishën dhe Malltezin duhej të ishin ekzekutuar kur u dha vendimi i Apelit,” tha Argita Malltezi.

Ndërsa theksoi se në kushtet ku ndodhet është i paarsyeshëm argumenti i SPAK se ka frikë për prishjen e provave dhe prandaj vijohet masa e sigurisë ndaj Malltezit dhe Berishës. Sa i takon hetimit pasuror të Berishës, Argita Malltezi tha se pavarësisht se SPAK e paraqet si hetim të ri, në fakt ka nisur që prej vitit 2022 pas regjistrimit të procedimit penal për “Partizanin”. Versus.al

Poll