“Nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe”, kjo ka qenë përgjigja e bektashinjve të Turqisë për idenë e krijimit të një shteti bektashi brenda Tiranës, ide kjo e prezantuar nga kryeministri Edi Rama pa e konsultuar më parë me askënd në publik.
Në reagimin e bërë, kreu i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç tha se bektashizmi është besim me origjinë nga Turqia dhe se filozfia e këtij besimi është se 72 kombet të konsiderohen si një.
“Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë se Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“- u shpreh Abedin Koç.
Nga ana tjetër, presidenti aktual i Federatës Bektashiane në Turqi, Husein Guzelgul teksa vlerësoi poyitivish hapat e ndërmarrë për promovimin e bektashizmit në mbarë botën, ai mbështet pikëpamjen se besimi i bektashinjve dhe një shtet fetar, nuk mund të ekzistojnë paralelisht.
“Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri”, deklaroi ai.
Ideja e Ramës për krijimin e shtetit sovran “Urdhri Bektashi” që pritet të ketë 27 hektarë tokë brenda Tiranës, është kthyer në një diskutim të gjerë jo vetëm kombëtar por së fundmi ishte edhe kryetemë e gazetës së Nju Jork Times. Ndërkohë në Shqipëri, ka ende paqartësi për ndërmarrjen e një veprimi të tillë nga ana e kreut të qeverisë pasi vetë Baba Mondi i kryegjyshatës Botërore Bektashiane tha se idenë ia kishte prezantuar Rama dhe se ai vetë nuk kishte qenë në dijeni. Versus.al







