Modelja Bella Hadid i është përgjigjur polemikave pas pjesëmarrjes në një fushatë të adidas që tërhoqi kritika për lidhjet "e paqëllimshme" me sulmin terrorist në Lojërat Olimpike të Mynihut të vitit 1972.
27-vjeçarja tha se ishte "e zhgënjyer për mungesën e ndjeshmërisë që hyri në këtë fushatë" pasi ajo u lidh me Lojërat Olimpike, gjatë të cilave 11 atletë izraelitë dhe një oficer policie gjermanoperëndimor u vranë në sulmin nga një grup palestinez i quajtur Shtator i zi.
Hadid, e cila është me origjinë holandeze dhe palestineze, ka qenë më parë e zëshme në mbështetjen e saj për popullin e Palestinës në mes të konfliktit në Gaza.
"Unë kurrë nuk do të merresha me vetëdije me ndonjë art apo punë që lidhet me një tragjedi të tmerrshme të çfarëdo lloji," tha Hadid në një deklaratë në Instagram.
“Përpara publikimit të fushatës, nuk kisha njohuri për lidhjen historike me ngjarjet mizore të vitit 1972. Jam e shokuar, jam e mërzitur dhe jam e zhgënjyer nga mungesa e ndjeshmërisë që hyra në këtë fushatë. Po të isha vënë në dijeni, nga thellësia e zemrës sime, nuk do të kisha marrë pjesë kurrë”.
Fushata e mbajtur në korrik e paraqiste Hadid duke mbajtur një buqetë, për rilançimin e këpucëve sportive SL72 të adidas-it, e cila bëri debutimin e saj në 1972, vitin e Olimpiadës së Mynihut.
Një deklaratë e mëparshme nga adidas Originals tha se lidhjet me sulmin e vitit 1972 "nuk ishin menduar", duke kërkuar falje "për çdo shqetësim të shkaktuar në komunitetet në mbarë botën".
"Ne bëmë një gabim të paqëllimshëm," tha kompania gjermane e veshjeve sportive, duke konfirmuar se po "rishikonte fushatën".
"Ndërsa synimet e të gjithëve ishin të bënin diçka pozitive ... mungesa kolektive e mirëkuptimit nga të gjitha palët minimizoi procesin," tha Hadid.
/ Versus.al








