MAGAZINË /

E bujshme / Besnik Hasi në vend të Silvinho në pankinën kuqezi?

Media belge “DH” pak ditë më parë ka publikuar një shkrim mbi trajnierin shqiptar të Mechelen, i cili nuk e ka fshehur ambicien e tij per tu ulur në stolin e trajnierit të Kombetares

Shkruar nga Versus

E bujshme / Besnik Hasi në vend të Silvinho në pankinën

Besnik Hasi nuk është kundër idesë për të pasuar një ditë Sylvinhon në krye të Shqipërisë: “Por nuk është vetëm vullneti im që ka rëndësi”. Kështu ka deklaruar për mediat belge ish-trajnieri i ekipit të Mechelen, shqiptari Besnik Hasi   

“Përpara se të zhytet në përgatitjet e sezonit të ri me Mechelen, Besnik Hasi shkoi në Dortmund të shtunën e kaluar për të parë me sytë e tij kombëtaren e tij kundër Italisë (disfata 2-1)  

“ishte një iniciativë e shkëlqyer nga Presidenti i Federatës Shqiptare i cili ftoi të gjithë lojtarët që kanë veshur fanellën e kombëtares”, thotë 52-vjeçari, që luajti 43 ndeshje për vendin e tij midis viteve 2000 dhe 2007. Media belge “Derniere Heures” pak ditë më parë ka publikuar një shkrim mbi Hasin, e aq shumë dashur në Belgjikë si trajnier.

Mundësisë për të zëvëndësuar trajnierin aktual të Kombëtares shqiptare, Silvinho-s, Hasi i është përgjigjur mediave belge se ai personalisht nuk është kundër idesë për të pasuar brazilianin në detyrë. "Por nuk është vetëm vullneti im që ka rëndësi, ka theksuar trajnieri me origjinë nga Gjakova që ka luajtuar gjatë me fanellën e kombëtares kuqezi." Kjo deklaratë e tij, duket si sinjal për kreun e FSHF-së, Duka, i cili vitet e fundit nuk ka preferuar asnjë trajnier me origjinë shqiptare në pankinën e ekipi Kombëtar.

Vetëm pak muaj më parë, Hasi u largua nga drejtimi i pankinës së Mechelen, por rinegocimi me drejtuesit e klubit çoi dhe në një kontratë të re 2-vjeçare, deri në 2026.

Besnik Hasi ka qenë trjanier i disa skuadrave të rëndësishme europiane si Olimpiakos apo Anderlechti, pasi la fushën e blertë si futbollist profesionit.  

 

 

Poll