Ish-banori i Big Brother VIP 2, Bledi Mane u shpreh se shqiptarët “ankohen kot kur thonë se janë të varfër”.
Në emisionin “Trotuar”, gazetari e argumentoi mendimin e tij duke thënë se ndërkohë që ankohen, shqiptarët bëjnë “naming” duke treguar jetën luksoze nëpër rrjetet sociale.
“S’ka bukë, jemi të varfër, nuk paguajmë dritat… ndërkohë në Instagram bëjnë namin. Në një vend si Shqipëria ku një vilë e blen 60 mijë euro, detyrimisht i ka dhe 5 mijë euro për të bërë një shëtitje me jaht.
Duhet ta pranojmë që luksi është pjesë e jetës, të gjithë e duam por varet nga mundësia. Luksi ka ekzistuar dhe ekziston në këtë vend, edhe në Afrikë. Ka aristokraci financiare dhe kjo ekziston”, tha ai.







