Të paktën 10 fluturime indiane kanë marrë kërcënime me bombë gjatë 48 orëve të fundit, duke çuar në vonesa dhe devijime të gjata. E gjitha rezutloi të ishte një mashtrim. Kërcënimet me bomba ndaj linjave ajrore nuk janë të pazakonta në Indi, por nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rritjen e papritur që nga e hëna.
Zyrtarët nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të qeverisë dhe Byroja e Sigurisë së Aviacionit Civil nuk iu përgjigjën emaileve të BBC-së për koment.
Çdo aeroport indian ka një Komitet të Vlerësimit të Kërcënimit të Bombës, i cili vlerëson gravitetin e kërcënimit dhe merr masa në përputhje me rrethanat. Një kërcënim mund të çojë në përfshirjen e skuadrës së asgjësimit të bombave, qenve nuhatës, ambulancat, policinë dhe mjekët.
Pasagjerët shkarkohen nga avioni së bashku me bagazhet e kabinës, bagazhet e kontrollit dhe ngarkesën, dhe të gjithë kontrollohen përsëri. Ekipet inxhinierike dhe të sigurisë kontrollojnë gjithashtu avionin përpara se të lirohet për të fluturuar përsëri.
Vonesa që rezulton mund të kushtojë mijëra dollarë dëme për linjat ajrore dhe agjencitë e sigurisë.
Për fluturimet që shkojnë për në vende të tjera, mund të çojë gjithashtu në përfshirjen e agjencive ndërkombëtare, si në Singapor dhe Kanada./Versus.al







