BOTA /

Alarm e shpërthime në Teheran, Izraeli: Nuk kemi lidhje...

Sistemet kunderajrore u aktivizuan për t'u përballur me "objektivat armiqësorë".

Shkruar nga Versus

Alarm e shpërthime në Teheran, Izraeli: Nuk kemi lidhje...

Shpërthime u dëgjuan në Teheran të enjten në mbrëmje dhe pati raportime për aktivizimin e mbrojtjes ajrore në pjesën perëndimore të kryeqytetit iranian.

Informacioni i transmetuar nga agjencia e lajmeve Mehr tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar në zona të Teheranit për t'u përballur me "objektiva armiqësore".

Një burim sigurie izraelit i tha AFP-së se ushtria izraelite nuk po sulmonte Iranin.

Megjithatë, më parë, ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se vendi i tij ishte gati "të rifillonte luftën kundër Iranit" dhe po priste dritën jeshile të Uashingtonit për ta çuar Iranin "në Epokën e Gurit".

Poll