BOTA /

Berlin, sulm me thikë pranë Memorialit të Holokaustit: një i plagosur rëndë

Burri është plagosur rëndë dhe tani ndodhet në spital

Shkruar nga Versus

Berlin, sulm me thikë pranë Memorialit të Holokaustit: një i

Një burrë është plagosur rëndë nga një sulm me thikë pranë memorialit të Holokaustit në Berlin, kanë raportuar mediat gjermane.

Sipas gazetës Tagesspiegel, policia ka rrethuar vendin dhe po kryen një kërkim.

Mësohet se personi është plagosur me një mjet të mprehtë dhe është transportuar nga zjarrfikësit në spital, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Një burrë u plagos rëndë nga një person i panjohur”, shkruan policia gjermane në X, duke shtuar se “hetimet janë në vazhdim”.

“I plagosuri është dërguar në spital”, vazhdoi deklarata.

Bëhet e ditur se punonjësit e shpëtimit janë në vend duke u kujdesur për disa njerëz që ishin dëshmitarë të ngjarjeve.

Sulmi me thikë duket se ka ndodhur në anën veriore të memorialit – përballë të cilit ndodhet Ambasada e SHBA-së.

Ndryshe, nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi sulmin apo nëse sulmuesi është kapur.

Poll