BOTA /

Britania e Madhe aksion në lavazhe dhe sallone bukurie për kapjen e emigrantëve të paligjshëm

Yvette Cooper tha se ishte "e tronditur kur zbuloi" se 1000 nëpunës civilë kishin punuar në një plan për të dërguar emigrantë në Ruandë.

Shkruar nga Versus

Britania e Madhe aksion në lavazhe dhe sallone bukurie për kapjen e

Lavazhët e makinave dhe sallonet e bukurisë do të jenë në shënjestër të oficerëve të imigracionit në Britaninë e Madhe, ka njoftuar sekretarja e Brendshme.

Duke shkruar në gazetën "Sun", Yvette Cooper tha se zyrtarët britanikë janë të vendosur për të kontrolluar bizneset e dyshuara për punësimin e punëtorëve të paligjshëm.

Yvette Cooper tha se ishte "e tronditur kur zbuloi" se 1000 nëpunës civilë kishin punuar në një plan për të dërguar emigrantë në Ruandë.

Skema e Ruandës, një politikë kryesore nën qeverinë e fundit konservatore, u shfuqizua nga laburistët brenda disa ditësh pasi Sir Keir Starmer fitoi zgjedhjet e përgjithshme.

"Ne kemi udhëzuar Forcat e Emigracionit që të intensifikojnë operacionet e tyre gjatë verës, me fokus te punëdhënësit që po nxisin tregtinë e bandave kriminale duke shfrytëzuar dhe lehtësuar punën e paligjshme këtu në Mbretërinë e Bashkuar - duke përfshirë në lavazhe dhe në sektorin e bukurisë", tha Cooper.

Kryeministri britanik përdori gjithashtu samitin e Komunitetit Politik Evropian të kësaj jave për të diskutuar mbi migrimin me liderët e tjerë evropianë dhe sinjalizoi se do të ishte i hapur për të shqyrtuar marrëveshjet e përpunimit në det të hapur të ngjashme me atë midis Italisë dhe Shqipërisë.

Por ai është kritikuar nga konservatorët për heqjen e skemës së Ruandës në ditën e tij të parë në detyrë, tekas kundërshtarët argumentojnë se ajo ofronte një pengesë të madhe për ata që kërkojnë të bëjnë kalimin ilegal.

 

Poll