BOTA /

Cikloni “Garry” godet Italinë, dallgët përmbytin rrugët, banesat dhe bizneset

Shkruar nga Versus

Cikloni “Garry” godet Italinë, dallgët përmbytin

Cikloni i fuqishëm mesdhetar “Garry” goditi Siçilinë me erëra deri në 100 km/h dhe dallgë deri në 8 metra.

Shiu i dendur shkaktoi përmbytje, evakuime pranë bregdetit, ndërprerje të transportit dhe mbyllje të mbi 150 shkollave.

Raportohet se moti i keq, ka shkaktuar dëme të shumta materiale në Siçili, autoritetet njoftuan qytetarët të jenë të kujdesshëm, deri në përmirësimin e situatës atmosferike. Prej shumë vitesh në Siçili, nuk janë parë dallgë të tilla që përmbytin rrugët e qytetit, banesat dhe bizneset.

Qytetarët që jetojnë pranë brigjeve të detit, janë shpërngulur në zona të sigurta./Versus.al

 

 

Poll