
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po përpiqen të destabilizojnë Republikën Islamike përmes presionit politik, ekonomik dhe propagandistik.
Në deklaratën me shkrim të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, Khamenei tha se “armiqtë” po synojnë të krijojnë përçarje dhe shpërbërje brenda vendit për të kompensuar, sipas tij, humbjet ushtarake dhe për të dobësuar popullin iranian.
“Pas luftës së imponuar, presionit ekonomik dhe rrethimit politik e propagandistik, plani i verbër i armikut është të krijojë destabilitet dhe ta gjunjëzojë kombin”, thuhej në deklaratën e liderit iranian i cili ende nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së postit pas vrasjes së babait të tij. Versus.al

