Në lidhje me sulmin terrorist në Solingen, policia arrestoi një person në një azil refugjatësh në qytet. Lidhjet me krimin tani po shqyrtohen, tha një zëdhënës i policisë. Ende nuk është e qartë nëse i arrestuari është vetëm një dëshmitar apo autori i krimit. Autoritet kanë qenë super të rezervuara deri më tani.
Oficerët elitë të policisë nga Komanda e Operacioneve Speciale (SEK) bastisën mbrëmjen e së shtunës një qendër strehimore refugjatësh pas sulmit terrorist në Solingen.
Azili është vetëm rreth 300 metra nga Fronhof, vendi i sulmit. Dhe 150 metra larg vendit ku hetuesit gjetën pasdite armën e dyshuar të vrasjes – thikën me të cilën atentatori vrau tre persona dhe plagosi rëndë tetë të tjerë të premten në mbrëmje.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit.Një "ushtar" i IS kreu sulmin "në një tubim të krishterësh në qytetin Solingen në Gjermani" të premten, tha të shtunën organi propagandistik i IS Amaq në shërbimin online Telegram. ISIS thekson në deklaratë e shpërndarë në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.







