BOTA /

E para në botë/Gazeta italiane publikon versionin e parë të prodhuar nga inteligjenca artificiale

Një gazetë italiane pretendon se është e para në botë që publikon një botim tërësisht të prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Shkruar nga Versus

E para në botë/Gazeta italiane publikon versionin e parë të

Një gazetë italiane pretendon se është e para në botë që publikon një botim tërësisht të prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Nisma e Il Foglio, një e përditshme liberale konservatore, është pjesë e një eksperimenti gazetaresk 1-mujor që synon të tregojë ndikimin që teknologjia AI ka “në mënyrën tonë të punës dhe ditët tona”, tha redaktori i gazetës, Claudio Cerasa.

“Do të jetë gazeta e parë e përditshme në botë në stendat e gazetave e krijuar tërësisht duke përdorur inteligjencën artificiale. Për gjithçka, për shkrimet, titujt, përmbledhjet dhe ndonjëherë edhe për ironinë. Ai shtoi se roli i gazetarëve do të kufizohet në “bërjen e pyetjeve (në një mjet AI) dhe leximin e përgjigjeve”, tha Cerasa.

Eksperimenti vjen teksa organizatat e lajmeve në mbarë botën po mundohen me mënyrën se si duhet të inkuadrojnë AI në punë. Në fillim të këtij muaji, Guardian raportoi se BBC News do të përdorë AI për t’i dhënë publikut përmbajtje më të personalizuar.

Faqja e parë e versionit të parë të Il Foglio AI mbart një histori që i referohet presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që përshkruan “paradoksin e Trumpianëve italianë” dhe se si ata kundërshtojnë “kulturën e anulimit”, por ose mbyllin një sy, ose më keq, festojnë kur “idhulli i tyre në SHBA sillet si despot i një republike banane”.

Faqja e parë përmban gjithashtu një kolonë me titull, “Putin, 10 tradhtitë”, me artikullin që thekson “20 vjet premtime të thyera, marrëveshje të grisura dhe fjalë të pa mbajtura” nga Vladimir Putin, presidenti rus.

Në një histori të rrallë optimiste për ekonominë italiane, një artikull tjetër tregon raportin më të fundit nga Istat, agjencia kombëtare e statistikave, mbi rishpërndarjen e të ardhurave, i cili tregon se vendi “po ndryshon dhe jo për keq” me rritjen e pagave për rreth 750,000 punëtorë që janë ndër efektet pozitive të reformave të tatimit mbi të ardhurat.

Në faqen 2 është një histori për “situationships” dhe se si të rinjtë evropianë po ikin nga marrëdhëniet e qëndrueshme dashurore.

Megjithatë, asnjë nga artikujt e publikuar në faqet e lajmeve nuk citon drejtpërdrejt ndonjë qenie njerëzore.

Faqja e fundit jep letra të gjeneruara nga AI nga lexuesit për redaktorin, me njërin që pyet nëse AI do t’i bëjë njerëzit “të padobishëm” në të ardhmen.

“Inteligjenca artificiale është një risi e madhe, por ajo ende nuk di të porosisë një kafe pa marrë gabim sheqerin”, thuhet në përgjigjen e gjeneruar nga AI.

Cerasa tha se Il Foglio AI pasqyron “një gazetë të vërtetë” dhe është produkt i “lajmeve, debateve dhe provokimeve”. Por është gjithashtu një terren testimi për të treguar se si AI mund të funksionojë “në praktikë” duke parë se çfarë ndikimi do të ketë në prodhimin e një gazete të përditshme me teknologjinë dhe pyetjet që ne jemi të detyruar t’i bëjmë vetes, jo vetëm nga natyra gazetareske.

“Është thjesht një tjetër “Il Foglio” i bërë me inteligjencë, mos e quani artificiale”, tha Cerasa.

 

 

Tags:

gazete ai

Poll