
Në fillim u tha se bjondja 24 vjeçare e cila ishte e pranishme në momentin kur themeluesi i Telegram u arrestua në Francë pak ditë më parë ishte asistentja e tij.
Por në fakt e vërteta është ndryshe.
Julia Vavilova ëshë e dashura e Pavel Durov dhe çifti janë për kohë të gjatë në një lidhje sa Baptiste Robert, ekspert i francez i kriptomonedhave dhe i njohuri i themeluesit të Telegram e ka njohur menjëherë 24 vjeçaren në foto.
Ata nuk kanë dashur ta bëjnë publike lidhjen e tyre por fotot e publikuara në rrjete sociale nga Pavel dhe Julia shihen se ata shfaqen në të njejtat vende turistike, në të njejtën kohë.
Sipas mediave italiane 24 vjeçarja flet mirë katër gjuhë, anglisht, rusisht, spanjisht dhe arabisht, teksa gjithashtu është e njohur në rrjetet sociale si një eksperte e videolojërave.
A mund të ketë gisht në arrestimin e Pavelit?
Hetuesit francezë aktualisht e mohojnë këtë dhe thuhet se Vavilova pas marrjes në pyetje është lënë e lirë të largohej nga aeroporti ku u ndalua Pavel.
Të gjitha misteret që e rrethojnë arrestimin e Pavel kanë bërë që teoritë e konspiracionit të jenë të shfrenuara në media sociale, ku Julia madje etiketohet dhe si agjente e Mossad.
Madje dhe presidenti i parlamentit rus Vyacheslav Volodin është shprehur se "Uashingtoni qëndron pas arrestimit të Pavel pasi dëshiron të zgjerojë kontrollin mbi Telegram në funksion të zgjedhjeve presidenciale në nëntor"./Versus.al







