Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është transferuar në një vend të sigurt, shkruan Reuters.
Dy zyrtarë të lartë të Teheranit, kanë bërë të ditur se janë shtuar masat e sigurisë në Iran.
Këto burime thanë se Irani ishte në kontakt të vazhdueshëm me Hezbollahun dhe grupet e tjera të rajonit dhe kanë vendosur të ndërmarrin hapat tjerë, pasi Izraeli njoftoi se ka vrarë kreun e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Në anën tjetër, Hezbollahu ka bërë të ditur se ka lëshuar raketa të shumta në drejtim të Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore mbi qytetet, fshatrat dhe civilët në Liban.
Rosh Pina në veri të Izraelit ishte në mesin e objektivave të Hezbollahut.
Nga Hezbollahu nuk kanë dhënë akoma deklarata me pretendimet e izraelitëve se është vrarë lideri i tyre, Hassan Nasrallah.







